Privacy and Terms of Use

Kushtet e përdorimit të produkteve digjitale Grundfos

Kushtet e Përdorimit

Përshkrimi i Shërbimeve

Kur përdorni produktet digjitale Grundfos (“Digital Solutions”) ju mund të keni hyrje tek informacionet dhe shërbimet e dhëna nga Grundfos.

Produktet Digjitale përfshijnë ueb faqen e Grundfos, nga e cila ju mund të
përdorni shërbime specifike, si për shembull produktet e vetë-shërbimit,
formularët e kontaktit, kërkesa për përmbajtje të veçanta, të regjistroheni tek
gazeta elektronike, etj., dhe aplikacione specifike të Grundfos të cilat mund
t’i përdorni pa krijuar një llogari si Grundfos GO Apps dhe Grundfos Product
Center. Për disa nga aplikacionet do të ketë një EULA shtesë dhe ju do të jeni
në gjendje të krijoni një llogari dhe të hyni tek modulet e mëtejshme të aplikacionit.

Pranimi i Kushteve

Produktet Digjitale që Grundfos ju ofron duke përfshirë edhe përditësimet, përmirësimet, vetitë e reja etj., i nënshtrohen Kushteve të mëtejshme të Përdorimit („TOU“). Grundfos ka të drejtën të përditësojë TOU në çdo moment pa ju njoftuar. Versioni aktual i TOU mund të lexohet duke klikuar mbi hipertekstin „Legal Issues“ i cili gjendet në fund të ueb faqeve tona. Duke hyrë tek Produktet Digjitale ose duke përdorur ueb sajtin në çdo mënyrë, ju pranoni tu nënshtroheni këtyre TOU.

Sqarim

Grundfos ofron Produktet Digjitale si shërbim dhe vetëm për qëllime informimi. Transmetimi i këtyre informacioneve nuk krijon ndonjë lloj marrëdhënieje me Grundfos. Nuk duhet të veproni mbi bazën e informacioneve të marra nga Produktet Digjitale pa kërkuar ndihmë personale nga Grundfos. Megjithëse jemi munduar që informacionet, programi dhe çdo shërbim tjetër në Produktet Digjitale të jetë sa më i saktë që është e mundur, Produktet Digjitale mund të përmbajnë gabime ose mungesë informacioni për të cilat ne refuzojmë çdo lloj përgjegjësie. Materiali dhe përmbajtja e
Produkteve Digjitale jepen „siç janë“ dhe pa asnjë lloj garancie.

As Grundfos dhe as filialet e saj nuk janë të përgjegjshme për humbje aparaturash, programesh ose dokumentesh, të shkaktuara nga përdorimi i Produkteve Digjitale ose i elementëve të shkarkuar nga/në Produktet Digjitale. Si rrjedhojë, Grundfos nuk
garanton se Produktet Digjitale ose shërbimet e ofruara tek Produktet
Digjitale, si nga Grundfos si për llogari të Grundfos (përfshirë shkarkimin
falas të programeve) do t’u përgjigjen kërkesave tuaja ose do të jenë të
pandërprera, të sakta, të sigurta dhe pa gabime, ose se Produktet Digjitale ose
serverët e përdorur nga Grundfos janë pa viruse ose gabime ose se janë
plotësisht funksional dhe të saktë. Grundfos përpiqet të mirëmbajë Produktet Digjitale dhe përdorimin e tyre, por Grundfos nuk është dhe nuk mund të konsiderohet përgjegjëse për defektet që mund të ekzistojnë tek Produktet Digjitale ose në funksionimin e Produkteve Digjitale.

Grundfos mund të ofrojë linçe tek ueb faqe të tjera ose të vërë në dispozicion aplikacione të palëve të treta. Përdorimi që ju bëni me këto ueb faqe të palëve të treta dhe/ose aplikacione është në përgjegjësinë tuaj.

Ligji që aplikohet mund të mos e lejojë përjashtimin e disa garancive ose kufizimin ose përjashtimin e përgjegjësisë për dëmet aksidentale ose që rrjedhin. Si rrjedhojë, disa nga kufizimet ose përjashtimet e mësipërme mund të mos vlejnë për ju. Gjithsesi, në asnjë rast, përgjegjësia e Grundfos dhe e filialeve të saj kundrejt jush nuk mund të kalojë shumën e paguar nga ju, në rast se keni paguar, për përdorimin e Produkteve Digjitale.

Përdorim i Jashtëligjshëm ose i Ndaluar

Si kusht për përdorimin tuaj të Produkteve Digjitale, ju nuk do t’i përdorni Produktet Digjitale për asnjë qëllim të jashtëligjshëm ose të ndaluar nga këto TOU. Ju nuk mund t’i përdorni Produktet Digjitale në asnjë mënyrë që mund të dëmtojë, çaktivizojë ose mbingarkojë një server Grundfos, ose rrjetet e lidhura me ndonjë server Grundfos, ose të ndërhyni në përdorimin e Produkteve Digjitale të një pale tjetër. Ju nuk mund të përpiqeni të hyni në mënyrë të paautorizuar tek Produktet Digjitale, tek llogaritë e tjera ose tek ndonjë server Grundfos, nëpërmjet piraterisë informatike ose ndonjë mënyre tjetër. Ju nuk mund të merrni ose të përpiqeni të merrni materiale ose informacione nëpërmjet mjeteve që nuk janë vënë në dispozicion në mënyrë specifike nëpërmjet Produkteve Digjitale.

Ju nuk mund të fusni në mënyrë të qëllimshme viruse, trojanë, karrema ose materiale të tjera të dëmshme për teknologjinë.

Prona Intelektuale

Produktet Digjitale dhe çdo element përbërës i tyre, përfshirë tabelat e veçanta grafike, programin, tekstet, logot e Produkteve Digjitale, janë të mbrojtura nga ligji
mbi pronën intelektuale, në veçanti ligji mbi të drejtat e autorit dhe/ose mbi
markën tregtare.

Produktet Digjitale dhe çdo element përbërës i tyre janë pronë ekskluzive e Grundfos
Holding A/S.

Grundfos Holding A/S ju jep një licencë të kufizuar, jo-ekskluzive për përdorimin e Produkteve Digjitale siç specifikohet për çdo Produkt Digjital.

Çdo përdorim tjetër i Produkteve Digjitale ose i njërit prej elementëve të tyre, përbën një shkelje të të drejtave përveç rastit kur kjo është autorizuar më parë në mënyrë specifike me shkrim nga Grundfos Holding A/S.

Dëmshpërblim

Ju do të dëmshpërbleni, mbroni dhe ruani Grundfos (përfshirë filialet e saj) nga çdo
lloj përgjegjësie, pretendimi, humbjeje dhe shpenzimi, përfshirë shpenzimet e
arsyeshme ligjore, në lidhje me shkeljen nga ana juaj të këtyre Kushteve të
Përdorimit ose përdorimin ose keqpërdorimin e Llogarisë Grundfos.

Mosmarrëveshjet ligjore

Çdo mosmarrëveshje që rrjedh nga përdorimi i Aplikacioneve ose interpretimi i TOU
do t’u nënshtrohet ligjeve të Danimarkës, me përjashtim të konflikteve të saj
ligjore. Vendi i vetëm për çdo mosmarrëveshje që lind prej ose në lidhje me
këtë EULA do të jetë Gjykata e Qytetit të Kopenhagën, Danimarkë.

Nëse ligjet që i aplikohen këtyre kushteve do të interpretohen ose ndryshojnë më
vonë me efektin që njëra ose disa nga klauzolat të bëhen të paefektshme ose jo
të vlefshme kjo nuk do të përbëjë shfuqizimin e të gjitha kushteve.

Të ndryshme

Grundfos rezervon të drejtën të modifikojë, ndërpresë ose përfundojë Produktet Digjitale në çdo kohë, pa arsye dhe pa paralajmërim. Grundfos gjithashtu rezervon të
drejtën të përfundojë hyrjen dhe përdorimin e Produkteve Digjitale nga ju,
Administratori juaj i Hyrjes ose çdonjëri nga Përdoruesit e Autorizuar në çdo
kohë, pa arsye dhe pa paralajmërim. Pa kufizuar përgjithësinë e atyre më sipër,
Grundfos mund të ndërpresë ose përfundojë hyrjen tuaj tek Produktet Digjitale
në çdo kohë nëse ju shkelni TOU.

TOU përbëjnë të gjithë marrëveshjen midis jush si përdorues dhe Grundfos, dhe
mbizotërojnë çdo marrëveshje të mëparshme.

Nëse Grundfos nuk zbaton ndonjë dispozitë të veçantë, kjo nuk do të thotë se
Grundfos heq dorë nga e drejta e saj për ta bërë këtë gjë më vonë. Nëse një
gjykatë vendos se njëri prej kushteve nuk është i aplikueshëm për ju në
veçanti, kushtet që mbeten do të jenë ende të vlefshme. Grundfos mund t’ua
caktojë këtë marrëveshje sipas zgjedhjes së saj çdo njësie ligjore të Grupit
Grundfos.

 

Politika e Privatësisë

Për ofrimin e Produkteve Digjitale, Grundfos mbledh të dhëna personale mbi ju. Kur ju përdorni Produktet Digjitale Grundfos, ju e lejoni Grundfos të përpunojë të dhënat tuaja personale në përputhje me këtë Politikë Privatësie.

Tek Grundfos ne e pranojmë faktin se ju mund të dëshironi të ruani privatësinë e informacioneve personale që jepni në linjë dhe jemi të vetëdijshëm se ne jemi të detyruar të ofrojmë mbrojtjen e duhur të të gjitha informacioneve personale që marrim.

Nëse mendoni se nuk mund ta pranoni këtë Politikë Privatësie, ju këshillojmë të mos i
përdorni Produktet Digjitale Grundfos.

Cilat lloj të dhënash mbledhim dhe përpunojmë dhe për çfarë qëllimi?

Si rregull, ju mund të hyni tek Produktet Digjitale pa na lejuar të dimë se kush jeni dhe pa na dhënë informacione personale mbi ju.

Gjithsesi, në disa raste Grundfos duhet t’ju pyesë juve dhe të mbledhë
informacione personale të identifikueshme mbi ju, si emri juaj, kompania,
adresa elektronike, numri i telefonit, dhe adresa („Të Dhënat Personale“) në
mënyrë që t’ju ofrojë përmbledhjet e lajmeve ose shërbime të tjera.

Grundfos regjistron dhe përpunon të dhëna personale mbi ju që t’ju ofrojë shërbimet e kërkuara kur ju:

  • Po përdorni disa lloje vetë-shërbimi dhe formularë kontakti,
  • Na dërgoni një kërkesë ose na jepni reagimet tuaja,
  • Regjistroheni tek gazeta elektronike, ose
  • Na jepni çdo lloj të dhënash personale nëpërmjet ueb faqes tonë ose aplikacioneve.

Grundfos regjistron vetëm të dhënat personale që nevojiten për të ofruar
shërbimin që keni kërkuar (p.sh. adresa juaj elektronike ose adresa private).

Gjithashtu, Grundfos mbledh të dhëna mbi përdorimin tuaj të Produkteve Digjitale, përfshirë adresën tuaj IP, për grumbullim njohurish dhe diturish dhe qëllime analize, për të krijuar kështu një pasqyrë të plotë të klientit dhe për të kuptuar më gjerë
kërkesat dhe sjelljet e klientëve tanë. Ne i përdorim këto njohuri për të
krijuar eksperienca përdoruesi më të personalizuara.

Grundfos nuk i ruan informacionet mbi metodat e pagesës, si numrin e kartës së debitit, numrat e llogarisë bankare, ose të ngjashme.

Cili është kontrolluesi i të dhënave dhe cilit i jepen informacionet tona personale (përpunuesit e të dhënave)?

Grundfos Holding A/G, Poul Due Jensens Vej 7, 8850 Bjerringbro, Danimarkë është kontrolluesi i të dhënave dhe përgjegjësi për sigurinë e të dhënave për informacionet e mbledhura.

Për të ofruar të mirat ose shërbimet që keni porositur, të dhënat personale që jepen
tek Produktet Digjitale i jepen gjithashtu edhe:

  • kompanive të Grupit Grundfos    
  • palëve të treta të përzgjedhura me kujdes të cilave u besohet përdorimi i të dhënave tuaja personale, përfshirë por pa u kufizuar edhe:
  • Microsoft Ireland Operations Limited. Atrium Building Block B, Carmenhall Road, Sandyford Industrial Estate, Dublin 18, Irlandë
  • Globase International Aps. Emdrupvej 28 A, 3. 2100 Kopenhagen, Danimarkë
  • Google. Gordon House, Barrow St, Dublin 4, Irlandë    
  • Adobe Systems Ireland Limited. 4-6 Riverwalk, Citywest Business Campus Dublin 24, Saggart, Irelandë   
  • MaxMind. 14 Spring Street, 3rd Floor, Waltham, MA 02451, USA
  • Marketo Inc. Corporate Headquarters, 901 Mariners Island Boulevard, Suite #500 (Reception), San Mateo, CA  94404, USA
  • Facebook. 4-5 Grand Canal Square, Dublin, Irelandë

Palë të treta të tjera të autorizuara mund të kenë nevojë të hyjnë ose të ruajnë të dhëna personale nëse ligji vendor e kërkon një gjë të tillë. Grundfos i kufizon këto palë të treta në hyrjen dhe përdorimin e të dhënave personale.

Si i ruajmë nne informacionet tuaja personale?

Informacionet tuaja personale dhe dokumentet me të dhëna mund të ruhen dhe
përpunohen në çdo vend ku Grundfos ka fabrika ose në të cilët Grundfos ka
ofrues shërbimesh. Duke përdorur Produktet Digjitale Grundfos ose duke i dhënë
informacione Grundfos ju lejoni transferimin e informacioneve në vendet jashtë
vendit tuaj të banimit, të cilët mund të kenë rregulla të mbrojtjes së të
dhënave të ndryshme nga ato të vendit tuaj ose të vendit ku ndodheshit kur i
dhatë informacionet Grundfos.

Ne i ruajmë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa kjo të jetë e nevojshme për qëllimet e përmendura më sipër.

Hyrje tek informacionet, ankesa

Ju keni të drejtën të pyesni mbi informacionet që Grundfos ka mbledhur mbi ju dhe të kundërshtoni regjistrimin e informacioneve dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale. Nëse informacionet nuk janë të sakta, të plota ose janë pa rëndësi, ju keni të drejtën që informacionet të korrigjohen ose eliminohen.

Gjithashtu ju keni të formular kontaktidrejtën të protestoni kundër çdo lloj portretizimi të krijuar nga Grundfos. Ju mundeni edhe të paraqisni një ankesë tek agjencia Daneze e Mbrojtjes së të Dhënave.

Nëse dëshironi informacione të mëtejshme ose dëshironi të ndryshoni informacionet tuaja, jeni të mirëpritur të kontaktoni Grundfos Holding A/S duke plotësuar këtë formular kontakti.

 

Kontakte, ndryshime dhe përditësime të politikës së privatësisë

Grundfos është e detyruar që në çdo kohë të zbatojë detyrimet ligjore në
lidhje me mbrojtjen e privatësisë personale. Në krye të politikës sonë të
privatësisë, ju mund të shikoni gjithnjë se kur ajo është përditësuar për herë
të fundit.

Nëse keni pyetje ose komente në lidhje me politikën tonë të privatësisë ose se si ne i
përdorim informacionet tuaja personale,  jeni të mirëpritur të contact Grundfos Holding A/S.